Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Dy zyrtarë policorë janë arrestuar sot në Pejë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë marrë ryshfet. Në media janë bërë publike edhe emrat e tyre, e që deri tani dihet se dy policët e arrestuar janë Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani. Në lidhje me rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran…

Lajme

20/04/2025 18:00

Dy zyrtarë policorë janë arrestuar sot në Pejë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë marrë ryshfet.

Në media janë bërë publike edhe emrat e tyre, e që deri tani dihet se dy policët e arrestuar janë Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani.

Në lidhje me rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.