Prokuroria jep detaje- Burri në Gjilan detyroi viktimën që t’ia jap 50 mijë euro

Një rast i detyrimit u raportua së fundi në qytetin e Gjilanit. Sipas informacioneve të para theksohej se viktima është kanosur dhe detyruar që t’i jap shuma të ndryshme të parave një mashkulli. Në lidhje me këtë, nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave…

Lajme

27/03/2025 09:16

Një rast i detyrimit u raportua së fundi në qytetin e Gjilanit.

Sipas informacioneve të para theksohej se viktima është kanosur dhe detyruar që t’i jap shuma të ndryshme të parave një mashkulli.

Në lidhje me këtë, nga Prokuroria Themelore në Gjilan u bë e ditur se pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të pandehurin D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Detyrimi”, nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që ti jepte shuma të ndryshme të parave, ku bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dyshohet se ka përfituar rreth 50,000 (pesëdhjetë mijë) euro nga i dëmtuari, transmeton lajmi.net.

“Me vendim të prokurorit i pandehuri D.S. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”./Lajmi.net/