Prokuroria ia rrëzon kallëzimin penal Kusari-Lilës ndaj Simiçit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ish-shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq. Në aktvendimin thuhet se janë pushuar hetimet ndaj të pandehurit. Sipas prokurorisë, i pandehuri nuk kishte kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’. “Për shkak se…

Lajme

26/09/2025 16:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ish-shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

Në aktvendimin thuhet se janë pushuar hetimet ndaj të pandehurit.

Sipas prokurorisë, i pandehuri nuk kishte kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’.

“Për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Slavko Simiç, ka kryer veprën penale Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar nga neni 202 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Replikës së Kosovës, që i vihet në barrë sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve PP.II. nr4696-23 të datës 18.09.2024, dhe as ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare” është thënë në aktvendim për Nacionale.

Më pas, në aktvendim jepen detaje tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 01.08.2023, ka pranuar Kallëzimin Penal të datës 28.07.2024 të parashtruar nga parashtruesja Mimoza Kusari-Lila kundër të pandehurit Slavko Simiç për shkak të dyshimit të arsyeshme se i njëjti ka kryer veprën panel fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar nga nenit 202 paragrafi të Kodit Penal”, është thënë në aktvendim.