Prokuroria e suspendon zyrtarin që u zu duke marr ryshfet

Këshillit Prokurorial i Kosovës ka njoftuar për pezullimin nga ushtrimi i detyrave të një zyrtari të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. 

Lajme

14/02/2020 18:59

Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas marrjes së informacionit se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është arrestuar dhe ndaluar një zyrtar i kësaj prokurorie me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, njofton se Sekretariati i këtij Këshilli ka marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm të tij nga ushtrimi i detyrave zyrtare deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës. /Lajmi.net/