Prokuroria e Specializuar në Hagë pushon hetimet ndaj Halil Çadrakut
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut. Çadraku ditë më parë ka dëshmuar në kuadër të Speciales në Hagë. Koci theksoi se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur jo veç për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut.
Çadraku ditë më parë ka dëshmuar në kuadër të Speciales në Hagë.
Koci theksoi se ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur jo veç për Çadrakun dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë, transmeton lajmi.net.
Pushimi i hetimeve sipas Kocit pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.
“Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kam kënaqësinë të njoftoj se hetimet ndaj klientit tim, z. Halil Çadraku, janë zyrtarisht pushuar.Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tone”,tha Koci.
Ai tha gjithashtu se shpreson që ky rast të shërbej si një shembull i rëndësisë dhe respektimit të të drejtave dhe individit në zbatimin e drejtësisë.
“Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet.Me respekt,Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci”./Lajmi.net/