Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra penale që ndërlidhen me zgjedhjet

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se deri më tani nuk është ndaluar asnjë person për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet. “Kemi disa informata, me disa persona që janë intervistuar, të cilat janë duke u trajtuar për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo, që ndërlidhen me procesin…

Lajme

28/12/2025 16:56

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se deri më tani nuk është ndaluar asnjë person për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet.

“Kemi disa informata, me disa persona që janë intervistuar, të cilat janë duke u trajtuar për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo, që ndërlidhen me procesin zgjedhor”, tha Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqëse e zyrës për komunikim në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, REL.

Për zgjedhjet e sotme, janë angazhuar afër 100 prokurorë.