Prokuroria e Pejës dhe Policia diskutojnë intensifikimin e luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. Takimi është zhvilluar të hënën në Prokurorinë Themelore në Pejë, ndërmjet Koordinatores për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore, prokurores Valbona Disha-Haxhosaj, dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës.…

Lajme

24/08/2026 15:25

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Takimi është zhvilluar të hënën në Prokurorinë Themelore në Pejë, ndërmjet Koordinatores për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore, prokurores Valbona Disha-Haxhosaj, dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe Plani i Veprimit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2026, me fokus në objektivat dhe veprimet konkrete që pritet të realizohen gjatë kësaj periudhe.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar veprave penale që ndërlidhen me prostitucionin, si dhe intensifikimit të veprimeve hetimore dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë.

Sipas komunikatës, institucionet synojnë të shënjestrojnë pista konkrete të hetimit dhe rastet që paraqesin indicie për trafikim me qenie njerëzore dhe vepra penale të ndërlidhura me prostitucionin.

Në fund të takimit, palët janë dakorduar që bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë të vazhdojë dhe të intensifikohet, me qëllim të identifikimit, hetimit dhe ndjekjes së kryesve të këtyre veprave penale, si dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.