Prokuroria deklarohet për rastin ku vëllai vrau vëllain, nuk përmendet nëse i dyshuari është me të meta psikike

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur mbrëmë në rrugën Tirana në Prishtinë. Prokuroria ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia është njoftuar për një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e…

Lajme

28/10/2024 10:56

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur mbrëmë në rrugën Tirana në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia është njoftuar për një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një person, transmeton lajmi.net.

“Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori”, theksohet tutje.

Po ashtu u tha se brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast.

Në lidhje me këtë rast, Kryeprokurori Zejnullah Gashi tha se i dyshuari është me të meta psikike, gjë e cila nuk u potencua në njoftimin më lart.

“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi./Lajmi.net/