Prokuroria deklarohet për djegien e veturës në Podujevë- Brenda saj ishte edhe një njeri tashmë i vdekur
Një ngjarje tejet e rëndë raportua të ketë ndodhur dje në Gllamnik të Podujevës. Siç raportohet një veturë e llojit “Golf 7” është përfshirë nga zjarri. Përpos kësaj brenda veturës dyshohet se ka vdekur edhe një person. Në lidhje me këtë ngjarje janë deklaruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës të cilët thanë se me datë…
Lajme
Një ngjarje tejet e rëndë raportua të ketë ndodhur dje në Gllamnik të Podujevës.
Siç raportohet një veturë e llojit “Golf 7” është përfshirë nga zjarri. Përpos kësaj brenda veturës dyshohet se ka vdekur edhe një person.
Në lidhje me këtë ngjarje janë deklaruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës të cilët thanë se me datë 04.02.2025 prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture të djegur dhe me rastin e ekzaminimit ka rezultuar se brenda saj ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i shtetit ka autorizuar dhe në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit.
Ndryshe nga Prokuroria kanë thënë se për shkak se gjenden në fazën fillestare të rastit nuk mund të jepen të dhëna të detajuara.
“Duke pasur parasysh që jemi në fazën fillestare të rastit, për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo prokurori i shtetit është i përkushtuar që në bashkëpunim dhe koordinim me organet e rendit të zbardh në tërësi rastin”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda