Prokuroria cakton masën e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj Valon Sylës

Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj gazetarit Valon Syla. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë. “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori shtetit ka kërkuar në gjykatë për të pandehurin V.S., masën e ndalimit për të ju afruar…

Lajme

29/06/2025 17:52

Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori shtetit ka kërkuar në gjykatë për të pandehurin V.S., masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit të caktuar në bazë të nenit 171 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. 

Mbrëmë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë për lajmi.net se Valon Syla është ndaluar për 48 orë për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar ka ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë të dyshuarin V.S., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe Lëndim i lehtë trupor””, thuhej në përgjigjen e PTH-së. 

Syla është gazetar i njohur në Kosovë. /Lajmi.net/