Prokuroria bllokon 42 prona në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka urdhëruar bllokimin e 42 pronave, me vlerë rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me përfitim të kundërligjshëm dhe pengim të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm. Tre persona janë nën hetim, ndërsa dy prej tyre ndodhen nën…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren ka urdhëruar bllokimin e 42 pronave, me vlerë rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me përfitim të kundërligjshëm dhe pengim të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.
Tre persona janë nën hetim, ndërsa dy prej tyre ndodhen nën masa sigurie, ndërkohë që pas përfundimit të procedurës, pronat pritet t’i kthehen të dëmtuarit.