Prokurori: Veseli mund të zbatonte kompetencat e tij në Kosovë nga kudo që të ishte, kishin kontroll edhe kur ishin jashtë shtetit
Prokurori i Hagës, Matthew Howling ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas deklaratës përmbyllëse për Hashim Thaçin ai vazhdoi me Kadri Veselin, ku ndër të tjerash tha se të dy kanë pasur rol në emërimin e komandantëve të UÇK-së. Edhe për Veselin, Prokuroria pretendon se ai ka…
Lajme
Prokurori i Hagës, Matthew Howling ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas deklaratës përmbyllëse për Hashim Thaçin ai vazhdoi me Kadri Veselin, ku ndër të tjerash tha se të dy kanë pasur rol në emërimin e komandantëve të UÇK-së.
Edhe për Veselin, Prokuroria pretendon se ai ka qenë figurë shumë e rëndësishme në emërimin e komandantëve.
Gjithashtu prokurori Howling tha se Veseli ishte pjesë e “vendimit për emërimin e personave që sipas tij mbikëqyrnin operacionet e torturës”.
Duke vazhduar tutje, prokurori tha se Veseli gjithashtu mund të merrte vendime edhe kur s’ishte në Kosovë i pranishëm.
“Kadri Veseli ka edhe më shumë informacione mbi krimet e kryera dhe përtej atyre që ka qenë personalisht i përfshirë.Në korrik 1998, dëshmitari 2144 u takua me Veselin dhe Thaçin, dëshmitari paralajmëroi lidhur me rrëmbimet dhe ndalimet e pretenduara të UÇK-së dhe nga kontaktet që kishte me Kryqin e Kuq në Malishevë që Thaçi iu tha se UÇK-ja ishte e rregullt dhe respektonte konventën e Gjenevës”,deklaroi Prokurori derisa fliste për provat që thotë se kanë.
“Kadri Veseli mund të zbatonte kompetencat e tij në Kosovë nga kudo që të ishte.Ne e dimë nga dëshmitë që është informacion i saktë sepse e dimë çka ka ndodhur në takimin në Likoc, ku ka shkuar ministri Vollebaek atje.Kur ai kthehet, takimi që kishte me UÇK-në është regjistruar dhe kjo jepet në faqet e para të provës 182, kështu që kjo është diçka që është gjetur në një shënim në shtëpinë e Rexhep Selimit”,shtoi prokurori, transmeton lajmi.net.
Po ashtu ai tha e Veseli dhe Thaçi mund të komunikonin edhe jashtë shtetit dhe ishin në gjendje ta bënin në çast, madje edhe në midis restoranti.
“Ata kanë pasur kontroll edhe kur kanë qenë jashtë vendit, pra jashtë Kosovës e kanë pasur mundësi të ndëshkonin këso krime kur ato kanë ndodhur”,përfundoi ai./Lajmi.net/