Prokurori shkon në spital për ta marr në pyetje Albulena Haxhiun

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e cila është e shtrirë në QKUK, është vizituar që të merret në pyetje nga prokurori i rastit.

Lajme

20/02/2016 17:13

Prokurori Ilaz Beqiri ka konfirmuar për KosovaPress se ka qenë në Klinikën e Neurologjisë për të marrë në pyetje deputeten e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Në pamundësi për të marrë pjesë në seancën gjyqësore te Pallati i Drejtësisë kundër deputetëve të opozitës, për shkak të lëndimeve në kokë që pësoi dje gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit, Haxhiu u mor në pyetje në spital.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe seanca kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Prokurorja Shemsie Asllani për deputetin Ismaili ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ndërkaq, së shpejti pritet të shpallet vendimi për deputetët e arrestuar dje./lajmi.net