Prokurori pyet ish-gjenaralin e NATO-s se a ishte UÇK terroriste? Clark: Edhe ambasadori Gelbard e quajti familjen Jashari, por u korrigjua nga amerikanët
Në vazhdimin e dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali suprem i NATO-s gjatë luftës së Kosovës, Wesley Clark, është pyetur nga Prokuroria lidhur me takimet dhe kontaktet që ai mund të ketë pasur me përfaqësues të UÇK-së, si dhe për numrin e vizitave të tij në Kosovë para dhe gjatë fushatës ajrore të NATO-s Prokurori…
Lajme
Në vazhdimin e dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali suprem i NATO-s gjatë luftës së Kosovës, Wesley Clark, është pyetur nga Prokuroria lidhur me takimet dhe kontaktet që ai mund të ketë pasur me përfaqësues të UÇK-së, si dhe për numrin e vizitave të tij në Kosovë para dhe gjatë fushatës ajrore të NATO-s
Prokurori ka kërkuar sqarime të drejtpërdrejta:
Prokurori: “Nga fillimi i vitit 1998 deri në përfundimin e fushatës ajrore, sa herë keni shkuar në Kosovë?”
Clark:“Do të duhej t’i shikoja shënimet e mia për t’ju përgjigjur saktë.”
Prokuroria ka theksuar se vizitat e tilla nuk përmenden fare në librin e Clarkut, duke insistuar në sqarim:
Prokurori:“Nuk përmenden këto vizita në librin tuaj. A keni qenë në Kosovë gjatë kësaj periudhe? A ju kujtohet?”
Clark: “Para fushatës ajrore nuk kam qenë në Kosovë, nuk e kam vizituar. Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe nuk mendoja se do të më mirëprisnin. Kisha folur me gjeneralët serbë, siç u thashë edhe në fund të tetorit 1998. Në vitin 1999 filluam fushatën ajrore, kështu që sigurisht nuk do të shkoja atje. Mes masakrës së Reçakut dhe fundit të fushatës ajrore nuk e di se sa herë e kam vizituar Kosovën.”
Prokuroria ka ngitur edhe një çështje tjetër të rëndësishme: vlerësimin e veprimeve të para të UÇK-së.
Prokurori: “A është e vërtetë se veprimet e para të UÇK-së konsideroheshin si veprime terroriste?”
Clark: “Ka pasur diskutime lidhur me këtë pikë. Më kujtohet se ambasadori Robert Gelbard e kishte quajtur familjen Jashari familje terroristësh, por kjo u qortua nga udhëheqja amerikane dhe deklarata e tij u tërhoq dhe u korrigjua.”/Lajmi.net/