Prokurori mbyll deklarimin për Krasniqin: “Aktet dhe sjellja e tyre përcaktojnë se secili prej tyre ka dhënë kontribut në këtë ndërmarrje kriminale”
Pas përmbylljes së deklaratave për Hashim Thaçin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, Prokuroria Speciale u deklarua edhe për Jakup Krasniqin. Prokurori Mathew Howling ndër të tjerash foli për mënyrën që sipas tij mbrojtja e Jakup Krasniqit pretendonte të mos i merrte parasysh provat të cilat paraqiteshin për ndikimin që ai ka pasur në UÇK. Prokuroria…
Lajme
Pas përmbylljes së deklaratave për Hashim Thaçin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, Prokuroria Speciale u deklarua edhe për Jakup Krasniqin.
Prokurori Mathew Howling ndër të tjerash foli për mënyrën që sipas tij mbrojtja e Jakup Krasniqit pretendonte të mos i merrte parasysh provat të cilat paraqiteshin për ndikimin që ai ka pasur në UÇK.
Prokuroria po pretendon se nuk ekziston asnjë argument konteksti që mund ta shpëtojë Jakup Krasniqin kur thotë se “ata të cilët i kemi rrëmbyer janë lajmëruar përmes listës apo janë raportuar si të ekzekutuar”.
Sipas Prokurorisë, nuk ekziston asnjë paqartësi për paralajmërimin publik për bashkëpunëtorët që do të vriteshin nëse do të vazhdonin të ecnin në rrugën e gabuar.
Ajo insiston se Krasniqi ka pasur një deklaratë të UÇK-së si shënim me shkrim dore në shtëpinë e tij ku thuhet se “duhet të respektojmë hierarkinë me fanatizëm”.
Prokuroria pretendon se në disa dorëshkrime tjera që janë gjetur, Krasniqi insistonte se asgjë nuk duhej nënshkruar pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm.
“Shikoni se si merr nën kontroll negociatat e tetë ushtarëve të ushtrisë jugosllave, shikoni rolin e tij në arrestimin e Blerim Kuqit. Përpjekjet e mbrojtjes së Krasniqit për të mos pranuar nivelin e autoritetit që ka pasur klienti i tyre nuk përputhen me tërësinë e provave të paraqitura. Hierarkia e UÇK-së nuk është perfekt por treguesit e kontrollit efektiv janë aty”.
Prokurori duke iu drejtuar gjykatës tha se “Vendimet që kanë çuar më tej këtë veprim kriminal i përkasin secilit prej tyre. Disa prej vendimeve që kanë nënshkruar i kanë nënshkruar disa që i kanë nënshkruar marrin vendim që i kanë marrë.Komunikata ku kërkohej vrasja e bashkëpunëtorëve dhe vendimet e marra për të ekzekutuar civilët serbë, e caktimit dhe emërimit në nivelet më të larta të përgjegjësive të NKP-së janë pjesë e kësaj për vrasjen e serbëve e civilëve”,shtoi ai.
Prokurori Howling në fund tha se “Është në përputhje të plotë me përgjegjësinë kriminale individuale që individët të mbajnë përgjegjësi për rolin e tyre brenda strukturave kolektive që janë akuzuar për kryerjen e krimeve. Të akuzuarit kanë krijuar një strukturë kolektive të vendimmarrjes më pas kanë thënë e kanë bërë emërimet e kanë marrë pjesë në krime e kanë bërë të mundur këto aktivitete penale e kriminale me qëllim që të merrnin kontrollin e Kosovës. Ky nuk është fajësi përmes shoqërimit, por përmes përkatësisë së qëllimshme, aktet dhe sjellja e tyre përcaktojnë se secili prej tyre ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë ndërmarrje kriminale ku janë përcaktuar këto”,përfundoi ai./Lajmi.net/