Prokurori mbyll deklarimin edhe për Selimin: Rexhep Selimi s’mund t’i shmanget materialeve dhe fjalëve që ai ka thënë në të kaluarën

Prokuroria Speciale ka përfunduar deklarimin përmbyllës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Pas kësaj, prokurori Mathew Howling deklaroi se tani është radha për të akuzuarin, Rexhep Selimi. Prokuroi tha se dje është dëgjuar për punën e Selimit. “Dje keni dëgjuar për punën e Rexhep Selimit. Si rrallë herë Mbrojtja refuzon atë që vetë Rexhep Selimi…

Lajme

10/02/2026 11:10

Prokuroria Speciale ka përfunduar deklarimin përmbyllës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Pas kësaj, prokurori Mathew Howling deklaroi se tani është radha për të akuzuarin, Rexhep Selimi.

Prokuroi tha se dje është dëgjuar për punën e Selimit.

“Dje keni dëgjuar për punën e Rexhep Selimit. Si rrallë herë Mbrojtja refuzon atë që vetë Rexhep Selimi deklaronte publikisht.Intervista e dhënë për Zërin më 1999, pra largohet e shmanget në paragraf si diçka që s’është veçse mbështetje e thashetheme. Ne pranojmë se deklaratat e Selimit dhënë ZPS-së dhe mediave duhet marrë parasysh dhe s’duhet hedhur poshtë menjëherë ato. Sulmi i koordinuar në Polici, ku mbrojtja e Selimit përshkruan një komunikatë si një shembull klasik i propagandës. Rexhep Selimi ishte i qartë se ai planifikoi këtë sulm, siç mund ta shihni këtu në intervistën e dhënë për zërin, ku thuhet se vendosim të koordinonim sulmet si më 11 shtator 1997 që isha përgjegjës për këto sulme e për këtë operacion bashkë me shokët e tjerë. Kam pasur rol udhëheqës në koordinimin e këtyre sulmeve. Sylejman Selimi konfirmoi pjesëmarrjen e tij në të njëjtin sulm.E vetmja gjë e ekzagjeruar këtu është pretendimi për ekzagjerim. Selimi u caktua përgjegjës për goditjen më të madhe që UÇK-ja kishte bërë deri në atë pikë”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Prokurori më pas tha se Selimi është personi i par që flet në paraqitjen e parë të UCK-së, më 1997.

“Pra tregon rëndësinë e Selimit. Selimi vepron përmes pozitave që ai mbanë gjatë periudhës së mbuluar nga aktakuza për të bashkëndarë veprimin kriminal e mund ta shihni në gjuhën që përdorë e në rrahjen e një të ndaluari me tub plastik. Në këto faqe Sylejman Selimi është kaq i zemëruar saqë i thotë Shtabit të Përgjithshëm që nëse nuk bëhet diçka ai nuk s’do të raportojë më që e bën të qartë se ai u kishte raportuar deri në ato momente. Hashim, Kadri.. 10 siç e dimë është Rexhep Selimi.Selimi përballet në mënyrë të drejtpërdrejtë me aktivitetet e paligjshme të Policisë e konfrontohet me këtë nga gjenerali Jackson, ai thekson në lidhje me autoritetin e ligjshëm të KFOR-it se s’mund të ketë kundërshtime të paligjshme ndaj kësaj force të ligjshme e Selimit i kërkohet që të garantoj ndërprerjen e veprimeve të paligjshëm të ushtrisë ushtarake”,vazhdoi Prokurori duke paraqitur disa nga provat që ai thotë se kanë si prokurori.

Gjithashtu Howling tha se mbrojtja e Selimit kundërshton “se kjo provë materiale është e pasaktë sepse s’ka krijuar një forcë policore e tillë dhe kjo është e pavërtetë dhe kundërshtohet ndër të tjera prova si në vijim.Nga komunikata e ministrisë së Rendit Publik”.

Në fund prokurori deklaroi se “Rexhep Selimi s’mund t’i shmanget materialeve dhe fjalëve që ai ka thënë në të kaluarën, e të gjitha këto e paraqesin atë që është pjesëmarrës në tërësi dhe me vullnet në ndërmarrjen kriminale të përbashkët”./Lajmi.net/