Prokurori kërkon paraburgim për deputetët opozitarë
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri, kërkoi masën e paraburgimit për katër deputetët e opozitës të arrestuar dje, pasi ata pengonin mbarëvajtjen e seancës plenare.

Lajme
Katër deputetët, ndaj të cilëve prokurori ka kërkuar paraburgim janë Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Rexhep Selimi. Megjithatë, mbetet të shihet vendimi i gjykatësit Vehbi Kashtanjeva, se çfarë do të vendosë.
Ariantit Koci, avokat i deputetit Lekaj, tha se e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të prokurorit.
“Ne e kundërshtuam kërkesën e prokurorit për paraburgim dhe besoj qe nuk ka bazë ligjore për caktimin e kësaj mase”, tha avokat Koaci.
“Vetëm një bazë e ka cekur prokurori, rrezikun e përsëritjes së veprës penale, unë e kundërshtova këtë masë dhe besoj që gjykata do ta refuzoj dhe do të caktoj masa tjera të parapara me ligj”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.
Deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi, dyshohen se kanë kryer veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”./lajmi.net