Prokurori i rastit të vrasjes së dyfishtë: Viktimat dhe dorasi kanë lidhje familjare, por motivi i vrasjes nuk dihet ende

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi është raportuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Malishevë. Prokurori i rastit deklaroi se është vrasje e dyfishtë, pra dy viktima dhe kryesi i veprës penale është ende në arrati. “Po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm si ne…

Lajme

06/11/2025 15:43

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi është raportuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Malishevë.

Prokurori i rastit deklaroi se është vrasje e dyfishtë, pra dy viktima dhe kryesi i veprës penale është ende në arrati.

“Po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm si ne si Policia. Duhet të bëjmë verifikimin e informative që të dalim me informata sa më të sakta. Ajo çka mund të ju them është se në mes vete kanë raporte familjare mirëpo motivin nuk e dimë. Pasi të kemi të informata do të dalim me detaje. Pas të marrim detajet do të ju njoftojmë”,deklaroi Gashi, shkruan lajmi.net.

Ndryshe siç u raportua më herët, i dyshuari në këtë rast Astrit Isufi është dhëndër i familjes Morina në Gjakovë.

Astrit Isufi kishte shkuar në shtëpinë e miqve të tij për të marrë bashkëshorten dhe thuhet se pasi që u largua nga hyrja e shtëpisë u kthye dhe shtiu me armë në drejtim të viktimave.

I njëjti ka arritur që të arratiset, derisa njësitë policore janë vënë në kërkim të tij që në momentin kur janë njoftuar për rastin e rëndë.

Lajmi.net raportoi sot se i dyshuari akuzohej edhe më parë për dhunë në familje dhe kanosje.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyrtarja për Informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Shala njoftoi se në fakt Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale që janë “Dhunë në familje dhe kanosje”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se prokurori i shtetit ndaj personit te dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhune ne familje sipas nenit 248 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje” sipas nenit 181 te KPRK-se”, deklaroi Shala.

Madje ai ishte burgosur në muajin prill, por i njëjti më pas ishte liruar. E për lirimin e tij përgjigje nuk pati Gjykata në Prishtinë.

Viktimat në këtë rast janë vëllezërit Driton dhe Naim Morina./Lajmi.net/