Prokurori Çerkini: Rasti i vrasjes së rreshterit Lika nuk lidhet me djegien e lokalit të tij, grupi nuk dyshohet të ketë vepruar si i organizues me celula

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Kaçanik është deklaruar para mediave për të arrestuarit në Kaçanik që dyshohen për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika. Kryeprokurori Burim Çerkini është pyetur nëse të arrestuarit ishin të përfshirë në grupe terroriste të dyshuara si “ISIS” meqë rast deklaroi se nga “ato që kemi deri tani nuk…

Lajme

21/04/2025 12:10

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Kaçanik është deklaruar para mediave për të arrestuarit në Kaçanik që dyshohen për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Kryeprokurori Burim Çerkini është pyetur nëse të arrestuarit ishin të përfshirë në grupe terroriste të dyshuara si “ISIS” meqë rast deklaroi se nga “ato që kemi deri tani nuk veprohet se ka vepruar si grup i organizum me celula, por që është një grup prej 7 personave që janë arrestuar që kanë marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale. S’kemi provë që e ndërlidhë me ndonjë organizatë ekstremiste apo me ISIS-in, ne hetimet i kemi në kuadër të vrasjes së zyrtarit Lika”,tha ai.

Po ashtu prokurori tha se rasti i tanishëm nuk dyshohet se ka të bëjë me rastin e djegies së lokalit të zyrtarit policor Muhamed Lika që kishte ndodhur më 2021.

“Nuk ka asgjë lidhje me rastin e djegies së lokalit paraprakisht, provat që kemi tani nuk na qojnë se ka ndërlidhje në mes djegies së lokalit dhe rastit që ka ndodhur tani”,shtoi ai.

“Janë persona që janë me procedim penal, pra s’ka përfundu procedura për ta. Pro s’ka ndërlidhje eksplicite që ka të bëjë me djegien e gjykatës me vrasjen e zyrtarit policor”,tha Çerkini.

“Procedura është në vazhdim e sipër”, deklaroi ai në lidhej me të dyshuarin për rastin e djegies së degës së gjykatës së Ferizajt në Kaçanik./Lajmi.net/