Prokurori argjentinas është vrarë

Testet e kryera në mënyrë të pavarur kanë treguar se prokurori special i Argjentinës, Alberto Nisman është vrarë, thonë familjarët e tij.

Bota

05/03/2015 20:33

Në një konferencë për media, ish-gruaja e prokurorit të ndjerë argjentinas tha se të gjeturat  e këtyre testeve përjashtojnë hipotezat se vdekja ka qenë vetëvrasje apo dhe aksidentale, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Prokurori special Nisman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 18 janar. Trupi i tij i pajetë u gjet vetëm pak orë përpara se ai të dëshmonte në Kongresin e Argjentinës kundër presidentes së shtetit, Cristina Fernandez – Kirchner.

Nisman ishte duke hetuar sulmin terrorist që ka ndodhur në vitin 1994 në qendrën hebraike në Buenos Aires, transmeton lajmi.net.