Prokurorët arsimojnë studentë, harrojnë punët në drejtësi

Prokurorët kosovarë po gjejnë kohë të angazhohen edhe në disa kolegje private, ndonëse sistemi i drejtësisë është në kaos nga lëndët e shumta të pazgjidhura.

Lajme

26/04/2015 08:31

Imer Beka, përpos punës së rregullt si prokuror i shtetit, është i angazhuar edhe si ligjërues në dy kolegje private, Kolegjin AAB dhe Juridica. Kështu ka deklaruar ai në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku figuron pasuria e zyrtarëve të lartë publikë.

Sipas formularëve për deklarim të pasurisë për vitin 2014, edhe kryeprokurori i sapozgjedhur, Aleksandër Lumezi ligjëron në një kolegj privat.

Angazhime të njëjta kanë edhe prokurorët: Drita Hajdari, Besim Kelmendi, Laura Pula, Agim Kurmehaj, etj. (Zëri)