Prokuria Speciale ngre aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Siç thotë aktakuza, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Siç thotë aktakuza, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.
Ai akuzohet se ka marrë pjesë edhe në shkatërrim të pronës, dëbim masiv të popullësisë civile, dhe në plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë.
Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Lajmi.net/