Projektohet shkëmbimi interesant mes Romës dhe Milanit

Marrëdhënia mes Susos dhe tifozëve të Milanit duket se është prishur totalisht.

Sport

18/01/2020 08:28

Edhe në sfidën e fundit në Kupën e Italisë kundër Spal në momentin kur u hodh në fushë në sfond u dëgjuan vërshëllima të tifozve të Djallit ndaj tij. Performanca e spanjollit është larg pritshmërive. Të gjitha këto duket se do ta largojnë Suson nga Milani.

Klauzola e lojtarit kap shumën e 40 milionë eurove, por drejtuesit e Djallit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë edhe më të ulët për 26-vjeçarin. Pak kohë më parë Fiorentina dhe Roma kishin shfaqur interes për Suson, por oferta e tyre ishte shumë e ulët krahasuar më kerkesën e drejtuesve të Milanit. Tashmë janë pikërisht këta të fundit që kanë ulur pretendimet.

Roma është pista me e mundshme ku mund të fokusohet e ardhmja e spanjollit, sidomos pas dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas me Interin. Sidoqoftë Milani do të provojë që të bindë drejutesit e Romës për të bërë një shkëmbim Suso-Under. Sulmuesi turk erdhi në itali 3 vite më parë nga ish-drejtori sportiv i Romës Monchi dhe profili i tij duket se është i duhuri për skemat e trajnerit të Milanit Stefano Pioli. /Lajmi.net/