Projekti “Akull n’Verë” i dështuar – pak njerëz, muzika e lartë, këngë me tekste banale përkundër që po ka prani të fëmijëve
Projekti “Akull n’Verë” i organizuar nga komuna e Prishtinës në sheshin “Skënderbeu” po del të jetë një dështim i madh. I destinuar që të jetë një ambient ku mblidhen njerëzit, ku mund të relaksohen, këtu po ndodh krejt e kundërta, transmeton lajmi.net. Fillimisht, interesimi i njerëzve për të vizituar këtë ambient është shumë i vogël.…
Lajme
Projekti “Akull n’Verë” i organizuar nga komuna e Prishtinës në sheshin “Skënderbeu” po del të jetë një dështim i madh.
I destinuar që të jetë një ambient ku mblidhen njerëzit, ku mund të relaksohen, këtu po ndodh krejt e kundërta, transmeton lajmi.net.
Fillimisht, interesimi i njerëzve për të vizituar këtë ambient është shumë i vogël.

Një nga problemet është muzika e lartë dhe këngët që lëshohen në këto ambiente janë me tekste banale, përkundër që ka familjarë e fëmijë.
Një tjetër problem është papastërtia. Aroma që kundërmon nuk të lënë ta shijosh kohën dhe atmosferën në këtë vend.
“Akull n’Verë” ishte i destinuar që të jetë një projekt veror, i ngjashëm me projektin dimëror “Verë n’Dimër”.
Por, suksesi i këtij projekt me atë në dimër, dallon sikurse dita me natë./lajmi.net/