Profesori Krasniqi: Armiqt e Kosovës kanë arsye të jenë të kënaqur me politikën vetëbllokuese të Kurtit
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar për krizën institucionale ku është futur vendi – referuar bllokimit të Vetëvendosjes për të zgjedhur Kryetarin/en e Kuvendit të Kosovës, duke mos hequr dorë nga Albulena Haxhiu si propozim; kjo e fundit assesi të votohet nga partitë politike, si pasojë e karakterit të saj politik. Krasniqi…

Lajme
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar për krizën institucionale ku është futur vendi – referuar bllokimit të Vetëvendosjes për të zgjedhur Kryetarin/en e Kuvendit të Kosovës, duke mos hequr dorë nga Albulena Haxhiu si propozim; kjo e fundit assesi të votohet nga partitë politike, si pasojë e karakterit të saj politik.
Krasniqi tha se armiqt e Kosovës kanë arsye të jenë të kënaqur nga kjo politikë “vetëbllokuese” e Albin Kurtit.
Postimi i Krasniqit:
Albin Kurti po i mban të bllokuara institucionet shtetërore (Kuvendin e qëeevrinë.) Kurti edhe vetë është i bllokuar në raport me botën, sepse askush nuk e fton, askush nuk e viziton.
Armiku vulgar i Kosovës, Vuçiqi, përkundër problemeve serioze që ka në shtetin e vet, është në ofensivë diplomatike. Ai arriti të formojë qeveri të re, pritet ta vizitojë Putinin në Moskë, pritet ta vizitojë SHBA-në e ta takojë Trampin, pritet të ketë shumë takime me liderë europianë, përfshirë edhe samitin e 16 majit në Tiranë.
Absurd më vete është edhe fakti se Vuçiqi përkundër trazirave gjashtëmujore që po trondisin Serbinë, po tregohet ndaj protestuesve e ndaj opozitës me tolerant se sa Kurti në Kosovë ndaj opozitës shqiptare.
Armiqtë e Kosovës kanë arsye të jenë të kënaqur me politikën bllokuese e vetëbllokuese të Kurtit, përballë një Serbie në ofensivë diplomatike.