Profesori i studimeve islame citon Frashërin: Shqiptarët s’e kanë konsideruar veten kurrë turq
Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka kujtuar një deklaratë të diplomatit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptar, Mid'hat Frashëri, për shqiptarët dhe turqit.
Lajme
Hamiti ka cituar Frashërin të ketë thënë se “shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq”.
“Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve”, citon Hamiti, Frashërin.