​Profesori amerikan: Nuk besoj se mund të rrëzohet Gjykata Speciale

Profesor në Kolegjin Pomona, Mietek Boduszynsk nuk beson që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të mund ta rrëzojë Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Këto komente ai i bëri në tryezën e organizuar nga Kolegji Ndërkombëtar Universum-Uni me të ftuar profesor e njohës së sistemit të drejtësisë me temën “Gjykata…

Lajme

02/06/2025 18:02

Profesor në Kolegjin Pomona, Mietek Boduszynsk nuk beson që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të mund ta rrëzojë Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Këto komente ai i bëri në tryezën e organizuar nga Kolegji Ndërkombëtar Universum-Uni me të ftuar profesor e njohës së sistemit të drejtësisë me temën “Gjykata e Kosovës, apo një Gjykatë për Kosovën? Dilema e Dhomës së Posaçm”.

Profesor në Kolegjin Pomona, Mietek Boduszynsk beson se presidenti, Trump po të mundte do t’i eliminonte Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Nuk besoj se Trump do të mundohet ta rrëzojë Dhomën e Specializuar, por mendoj se nuk është i interesuar për të, po të mundte, ndoshta edhe do ta eliminonte. Është një çështje shumë e debatueshme. Dhe nuk është e lehtë të thuhet se qeveria amerikane ka vetëm një qëndrim, sepse ka shumë argumente brenda vetë qeverisë amerikane për atë se çfarë duhet bërë me drejtësinë ndërkombëtare, madje edhe brenda ushtrisë”, tha ai.

Profesori amerikan, Victor Peskin nga Universiteti i Arizonës, thotë se proceset gjyqësore në thelb janë një funksion bazë i qeverisjes së një shteti, dhe ky funksion është sistemi ligjor.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion shumë i veçantë në mënyrën se si janë strukturuar.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës, pa dyshim, është një institucion shumë i veçantë në mënyrën se si u strukturua, arsyet pse u strukturua ashtu dhe se si është vendosur balanca – apo mungesa e saj, sipas shumë kritikëve. Në kontekste të ndryshme, mund të jem specifik, duke filluar nga tribunali i parë që kam studiuar, ai ishte Gjykata Ndërkombëtare Penale e OKB-së për Ruandën, ka pasur gjithmonë dallime shumë të theksuara midis juristëve, aktorëve politikë, viktimave, rreth kësaj çështjeje të ‘për’. Si duhet strukturuar një tribunal, dhe nuk është e nevojshme të jesh jurist – unë vetë nuk kam studiuar për juridik – që të kesh pikëpamje të forta dhe të informuara për ‘për’-in”, theksoi ai. /kp