Profesorët tallen me ligjin, mbajnë nga dy vende pune primare

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës  vetëm sa e ka forcuar deklaratën e shumë njerëzve që në vazhdimësi kanë ngritur zërin se disa profesorë të Universitetit të Prishtinës mbajnë disa vende pune dhe ajo çka është absurde, ata dy vende pune i kanë paraqitur si primare.

Lajme

04/07/2014 11:55

Ekspertët bëjnë thirrje  që profesorët  e tillë duhet të sanksionohen me Ligjet në fuqi, raporton gazeta Kosova Sot.

Eksperti i arsimit Jonuz Salihaj, thotë se në gjashtë vitet e fundit Ligji për Arsimit e Lartë është shkelur sistematikisht.

“Nuk paraqet ndonjë lajm raporti i auditivit, sepse përvetësimi jo ligjor i dy e më shumë pagave tani më është shndërruar në një dukuri.

Shkelja e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statusit të UP-së në këto gjashtë vjetët e fundit ka ndodhur në komunitet”.

Këshilli drejtues i UP-së dhe Senati heshtin, kurse MASHT-i dhe Qeveria në ikje, në vend që të kërkojnë zbatimin e ligjit e ndihmojnë shkeljen e tij, sepse edhe vet janë pjesëmarrës aktiv në këtë proces”, tha Jonuzaj, shkruan Kosova Sot.

Ndërkaq, eksperti Dukagjin Pupovci thotë se ata që kanë paraqitur dy marrëdhënie pune të rregullta duhet të  sanksionohen.