Produktet shtëpiake që lehtësojnë dhimbjet e fytit

Gjëja më e keqe e ftohjes nuk është fakti që vazhdimisht do keni hundë të bllokuara.

Lifestyle

13/11/2018 23:50

Jo, simptoma më irrituese nga të gjitha është dhimbja e fytit që e bën të vështirë të gëlltitni, të hani ose edhe të flini, transmeton lajmi.net.

Zgjimi me një fyt me “gjemba” mund të jetë tregues i depërtimit të një virusi në sistemin imunitar.

Ndjesia e dhimbjes së fytit duhet të kalojë pas disa ditësh, por në ndërkohë, ekzistojnë shumë mënyra për të ndihmuar procesin e shërimit bashkarisht.

1. Një lugë çaji mjaltë

Mjalti është cilësuar kohë më parë si agjent i shërimit natyral në mjekësinë tradicionale, falë vetive antibakteriale që mund të zvogëlojnë inflamacionin.

2. Gargarë të ujit me kripë

Uji me krip mund të ndihmojë në zvogëlimin e ënjtjes së dhimbshme të indeve dhe të vret çdo baktere të padëshiruar.

3. Pini çaj kamomil

Studimet kanë zbuluar se vetitë anti-inflamatore, anti-oksidante dhe astringjente të kamomilit mund të kenë efekt lehtësues të dhimbjeve në fyt.

4. Shtrydhni limon në ujë të nxehtë

Limoni me ujë të nxehtë mund të jetë çelësi për eliminimin e simptomave të padëshiruara të ftohjes.

Falë vetive të tij anti-bakteriale, anti-virale dhe imunitare, këto agrumet me ngjyrë diellore krijojnë një mjedis acidik në fyt, duke e bërë më të vështirë zhvillimin e viruseve dhe baktereve./Lajmi.net/