Produktet e bukurisë që ‘nuk e durojnë dot vapën’, ruaji në frigorifer

Ja cilat janë produktet e bukurisë që nuk kombinohen shumë mirë me vapën.

Lifestyle

01/08/2021 16:35

Nëse ti nuk e duron dot vapën, e njëjta gjë ndodh edhe me produktet e bukurisë që mban të mbyllura në kuletë, shkruan Revista Class.

Temperaturat e larta nuk i ndihmojnë aspak dhe kjo shkakton prishjen apo skadencën e parakohshme. Ja cilat janë produktet e bukurisë që nuk kombinohen shumë mirë me vapën, transmeton lajmi.net.

Parfumi

Nxehtësia dhe dielli mund ta kthejnë parfumin nga burim arome në diçka të pakëndshme. Po, parfumi prishet nga nxehtësia, kështu që nëse dëshiron të ketë aromën origjinale, bën mirë ta ruash atë në frigorifer.

Make-up

Make-up-i ka datë skadencë, por nëse dëshiron të zgjasësh edhe për pak funksionin i tij, ruaje në frigorifer. Një arsye tjetër është që qëndrimi i tij në të nxehtë prish formulën, me rezultat shkaktimin e njollave të ndryshme në fytyrë.

Buzëkuqi

Sa herë e ke gjetur, gjatë verës sidomos, buzëkuqin të shkrirë?

Kremi i syve dhe i trupit

Funskioni i tyre është më rezultativ nëse ato ruhen në ambient të ftohtë.

Maniqyrët

Sidomos ato që nuk i përdor shpesh.

Çdo gjë që përmban vitaminën C

Çdo gjë që përmban vitaminën C duhet të ruhet me patjetër në frigorifer, sepse përndryshe shpërbëhet pothuajse menjëherë nga nxehtësia. /Lajmi.net/