Produktet dezinfektuese që mund të vrasin COVID-19 brenda dy minutash

Me COVID-19 ende aktiv, shumë prej nesh ende po bëjmë gjithçka mundemi për ta mbajtur veten të sigurt.

Fun

14/07/2020 17:18

Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të sigurohemi që i mbajmë gjërat të pastra. Kur bëhet fjalë për furnizimet e dezinfektimit, agjencia e mbrojtjes së mjedisit në SHBA ka miratuar dy produkte që do të ndihmojnë në mbrojtjen nga virusi brenda dy minutash.

Më 6 korrik, agjencia bëri një deklaratë duke thënë se dy produkte dezinfektuese nga brendi Lysol mund të vrasin në mënyrë efektive coronavirusin në dy minuta: Lysol Disinfectant Spray dhe Lysol Disinfectant Max Cover Mist.

Ky është grupi i parë i produkteve që janë parë si efektive në vrasjen e SARS-CoV-2. Sipas një zëdhënësi të agjencisë, këto dy produkte tani janë testuar në mënyrë adekuate kundër COVID-19.

“Këto produkte janë të dallueshme për shkak të mënyrës si janë testuar. Meqenëse SARS-CoV-2 është një virus i ri, ai kohët e fundit është bërë i disponueshëm për testime laboratorike”.

Këto dy produkte janë të parat për të cilat agjencia ka përfunduar rishikimin e të dhënave të testimit laboratorik që konfirmojnë se produktet janë efektive kundër SARS-CoV-2 kur përdoren sipas udhëzimeve të etiketës”, i thanë ata Yahoo Life.

“Ndërsa këto dy produkte aktualisht nuk janë në dispozicion online, ne mund të presim që do të marrim më shumë udhëzime se cilat produkte pastrimi janë më të mirat për t’u përdorur ndërsa koha kalon. Agjencia është e angazhuar të identifikojë mjetet e reja dhe të sigurojë një informacion të saktë dhe të azhurnuar për të ndihmuar publikun të mbrojë veten dhe familjet e tyre nga coronavirusi i ri”, tha administratori i agjencisë Andrew Wheeler në një deklaratë për shtyp.

Prekja e sipërfaqeve nuk është mënyra më e rrezikshme për të marrë coronavirusin, përkundrazi, ka më shumë të ngjarë që ta merrni virusin nga kontakti i drejtpërdrejtë me pikat e frymëmarrjes të një personi të infektuar përmes kollitjes, teshtitjes ose bisedës.

Prandaj mos harroni se duhet të mbani maskat, të lani duart dhe të mbani distancën fizike për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi. /Telegrafi/