Produkte krejtësisht të shkrira po shiten në marketin “Viva Fresh Store”, madje u hodhën në zbritje
Se qytetarëve iu ofrohen shpesh herë gjëra pa afat, papastërti e madhe dhe gjëra të pakontrolluara siç duhet në markete kjo është mëse e ditur. Përballja me parregullsi të shumta në marketet e Kosovës është bërë e mundimshme tashmë. Një gjë e tillë po ndodhë edhe në këto ditë tepër të nxehta. Në njërën prej…

Lajme
Se qytetarëve iu ofrohen shpesh herë gjëra pa afat, papastërti e madhe dhe gjëra të pakontrolluara siç duhet në markete kjo është mëse e ditur.
Përballja me parregullsi të shumta në marketet e Kosovës është bërë e mundimshme tashmë.
Një gjë e tillë po ndodhë edhe në këto ditë tepër të nxehta.
Në njërën prej pikave të marketit “Viva Fresh Store” , gjërat e ëmbla e shumë produkte ushqimore janë shkrirë të tërat, e janë bërë sigurisht të rrezikshme për t’u ngrënë.
Në një video të publikuar shihet qartë që gjendja e tyre për t’u ofruar konsumatorëve është e pamundur.
Nuk dihet nëse ndokush po i kontrollon marketet, por marketi i lartcekur shpesh herë ka edhe mungesë ekstreme të pastërtisë, ku kutërbimet e gjërave të prishura e bëjnë të pamundure dhe blerjen./Lajmi.net/