Prodhuesit e energjisë solare ankohen për licencat

Qeveria e Kosovës, përveç energjisë së ripërtrishme, është fokusuar për shtimin e kapaciteteve energjetike për furnizim stabil me energji.

Lajme

22/10/2015 12:33

Kështu u tha në debatin me temë “Zhvillimi i potencialit të energjisë nga burimet e ripërtrishme”.

Në ditën Ndërkombëtare të Energjisë, Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm kërkoi nga institucionet kosovare që për investitorët potencial të krijohen kushte dhe të licencohen për prodhimin e energjisë solare.

Vlerësohet se Kosova ka potencial të favorshëm për energji të ripërtrishme. Ndërsa, disa prodhues të energjisë solare u ankuan se nuk po arrin të licencohen për t’u futur në treg./KP