Prodhon sapun nga qumështi i gjirit të saj

Biznesi po lulëzon për një nënë të re nga Kina, e cila ka gjetur një përdorim jo të zakontë për qumështin e gjirit të saj pasi që djali i saj nuk pranoi ta pinte atë.

Fun

25/04/2014 18:30

Një sapun i ri i bërë nga qumështi i gjirit, që pretendohet se shëron skuqjet, është bërë mjaft i kërkuar në Kinë.

Sapuni u shpik nga një nënë e re e cila kuptoi se nuk mund ta ushqente djalin e saj me qumështin e gjirit.

Sapunët janë bërë mjaftë të kërkuar në Kinë nëpërmjet eBay, Amazon dhe Taobao.

Taobao, e cila ka mbi 500 milionë përdorues të regjistruar, ka disa gjëra të pazakonta.

Shitësja e sapunit shkruan se shpikja e saj është e mirë për spastrimin e thellë të lëkurës së të rriturve, por edhe ndihmon parandalimin e skuqjes nga pelenat për foshnjet.

Ajo ka bërë sapun në forma të ndryshme si arushi, lepuri, breshke dhe peshku.

\”Më është dashur që ta derdh të gjithë qumështin, më shkonte huq\”, tha ajo.

Studimet tregojnë se qumështi i gjirit (i marrë në mënyrë të zakonshme) përmirëson shanset që foshnjes mos t\’iu zhvillohet sëmunda e lëkurës si ekzema.

Ekspertët poashtu thonë se foshnjet që ushqehen me qumështin e gjirit kanë më pak probleme me diarre dhe të vjella, infektime të gjoksit dhe veshit si dhe më pak shanse që të bëhen shumë të shëndoshë.