Problemi me njehsorë, Lushaku: Hetim të menjëhershëm, dorëheqje e bordit të ZRrE-së dhe mbyllje të diskutimit për rritje të çmimit të rrymës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sot para Kuvendit në lidhje me dyshimet për keqllogaritje të shpenzimit të energjisë elektrike përmes njehsorëve. Ai ka thënë se kjo e prek secilin prej nesh nga familjet tona. “Teksa kemi dëgjuar Qeverinë që iu ka bërë thirrje Qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike, e…

Lajme

02/04/2026 12:18

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sot para Kuvendit në lidhje me dyshimet për keqllogaritje të shpenzimit të energjisë elektrike përmes njehsorëve.

Ai ka thënë se kjo e prek secilin prej nesh nga familjet tona.

“Teksa kemi dëgjuar Qeverinë që iu ka bërë thirrje Qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike, e ta përdorin atë prej orës 22:00 me çmim më të lirë, ne kemi parë që shumica e njehsorëve që nuk e llogaritin saktë energjinë, e kjo qon te llogaritja më e madhe dhe faturimi më i shtrejtë për secilën familje. Ky shqetësim është ngritur publikisht, pas verifikimit në teren të qindra njehsorëve elektrikë të bëra në kuadër të angazhimit të anëtarit tonë Visar Azemit dhe LDK-së. Në këto verifikime del se një përqindje dërmuese, pra mbi 87% të njehsorëve elektrikë e masin kohën gabimisht”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se qytetarët janë mashtruar.

“Qeveria iu ka thënë kurseni rrymën, shpenzoni në orët e natës deri sa orët kanë keqllogaritur. Kjo është e vërteta e hidhur, dhe pikërisht këtu lindin shumë pyetje. Si është e mundur që një problem i tillë të jetë kaq i përhapur dhe MINTI të mos ketë vepruar me kohë. Si është e mundur që qytetarët të kenë paguar me muaj të tërë e ndoshta edhe me vite fatura të padrejta me keqllogaritje, dhe ministria e institucionet tjera nuk janë thirrur për përgjegjësi.  Ky fenomen nuk është i izoluar, por i përhapur masivisht për çdo familje”, ka thënë ajo/

Ajo ka thënë se përgjegjësia në këtë rast është e qartë dhe nuk mund të shmanget.

“Ministria e Industrisë, KEDS-i, ZRrE, KESCO mbajnë përgjegjësi për mosveprim dhe dështim për të garantuar mbrojtjen e qytetarëvenë çdo çështje q ëprek drejtpërdrejtë faturimin e energjisë elektrike.  Nëse për muaj apo vite qytetarët janë dëmtuar nga ky sistem, atëhëre Ministria e Industrisë nuk mund të sillet si spektatore. Ka detyrime të mbikëqyr gjithë këtë dhe të jep llogari”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se dëmi nuk është individual por prek çdo familje.

“Vetë ZRrE ka marrë vendim që orët ku llogaritet energjia elektrike me të lirë dimrit janë në ora 10:00 dhe verës në orën 11:00, por ajo që shohim është krejt tjetër, llogaritja është totalisht anarkike në njehsorë.  Është e papranueshme që të diskutohet në rritje të çmimit të energjisë, në një situatë kur vetë sistemi zyrtar i faturimit është vënë në pikëpytje. Nuk mund të kërkosh më shumë nga qytetari kur nuk i garanton as drejtësinë minimale sot, prandaj LDK kërkon shumë qartë hetim të pavarur dhe auditim të të plotë të sistemit të pavarur, dorëheqje të bordit të ZRrE-së, kompensim për çdo qytetar për çdo cent të marrë padrejtësisht, ndërprerje të menjëhershme të çdo diskutimi për rritje të energjisë dhe hetim nga Prokuroria dhe përgjegjësi penale”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se kjo do t’i faturohet Qeverisë si një dështim ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të kërkojnë llogari për këtë problematikë. /Lajmi.net/