Problemet që sjell pagjumësia
Vështirësitë për të fjetur çdo natë kthehen në problem të vërtetë për ata persona që vuajnë nga pagjumësia.
Lifestyle
Ky problem nuk lidhen me faktin e të mësuarit pa gjumë.
Sipas një studimi të realizuar nga “VA Boston Healthcare System” pagjumësia është problem gjenetik në të shumtën e rasteve.
Ky është studimi i parë mbi pagjumësinë dhe shpresohet që të ndihmojë sa më shumë për të kuptuar shkaqet e pagjumësisë, që mund të lidhen dhe me diabetin ose probleme psikologjike.
Për të kryer këtë studim shkencëtarët kanë ekzaminuar 47.180 amerikanë me origjinë evropiane dhe 4.771 afroamerikanë dhe më pas kanë krahasuar informacionet nga lidhjet gjenetike me orët e gjumit që kaluan gjatë kohës që ishin në vëzhgim.
Studimi ka treguar se arsyet përse njerëzit vuajnë nga pagjumësia janë lidhjet gjenetike, personat që janë të prirur të vuajnë nga diabeti në të ardhmen dhe personat që janë të shqetësuar gjatë gjithë kohës.
Sa i përket zgjidhjes së këtij problem shkencëtarët thonë se duhet ende kohë për të gjetur zgjidhjen e përhershme për personat që vuajnë nga pagjumësia.
Studiuesi Daniel Gottlieb sugjeron që personat që vuajnë nga pagjumësia të tregojnë kujdes dhe të konsultohen me mjekun dhe psikologun e tyre për të reduktuar pagjumësinë.