Problemet me ujin në “Allianz Stadium” – Lojtarët e Juventusit dhe Interit mbetën pa bërë dush pas derbit

Lojtarët e Juventusit dhe Interit mbetën pa ujë të nxehtë në dush në “Allianz Stadium” të dielën, kështu që “Nerazzuri” u desh të ktheheshin në Milano për t’u pastruar, raporton La Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net. Një problem me sistemin e ngrohjes të “Allianz Stadium” të dielën i pengoi lojtarët e Juventusit dhe Interit të…

Sport

27/11/2023 13:11

Lojtarët e Juventusit dhe Interit mbetën pa ujë të nxehtë në dush në “Allianz Stadium” të dielën, kështu që “Nerazzuri” u desh të ktheheshin në Milano për t’u pastruar, raporton La Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net.

Një problem me sistemin e ngrohjes të “Allianz Stadium” të dielën i pengoi lojtarët e Juventusit dhe Interit të bënin dush pas takimit të Serisë A, duke i detyruar lojtarët e Interit të kthehen në Milano për t’u pastruar në shtëpitë e tyre.

Nerazzurrët kishin mbërritur në Torino mëngjesin e së dielës dhe ishin kthyer menjëherë në shtëpitë e tyre pas ndeshjes, por lojtarët duhej të prisnin deri në atë moment për të bërë një dush të nxehtë.

Takimi në Torino përfundoi me një barazim 1:1 me golat e Vlahoviqit dhe Martinezit./Lajmi.net/