Problemet me Angelina Jolie! Brad Pitt duket pa humor derisa vizitoi avokatin në zyrë

Çifti është në mes të një beteje për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, pas ndarjes së tyre vitin e kaluar.

ShowBiz

16/08/2018 23:28

Pitt nuk arriti të buzëqeshte pasi kishte dalur nga zyra e avokatit të tij, për të vazhduar luftën për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tij, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, në Los Angelos ishte Angelina Jolie e cila po bënte blerje me fëmijët.

Sipas gjykatës, aktorja hollywood-iane, duhet ta lejojë Bradin të vizitojë më shpesh fëmijët e tyre.

Thuhet se Jolie i ka dhënë Pittit katër orë kujdestari çdo ditë gjatë ditëve të shkollës, në ditët jashtë shkollës ai lejohet 12 orë në ditë t’i shohë fëmijët.

Çifti është në pritje të vendimit të gjykatës më 21 gusht, andaj aktori po diskuton rastin me avokatët.

Problemet mes çiftit këtë kohë lindën pas pretendimit të Angelinës se ai nuk po paguan ‘mbështetjen kuptimplotë ndaj fëmijëve”. /Lajmi.net/