Problemet e super automjetit Tesla Model S
CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka shfrytëzuar blogun e kompanisë për të folur rreth aksidentit që është shkaktuar në një autostradë kur modeli elektrik Tesla S është kapluar nga flakët e i cili ka bërë bujë të madhe mediatike. Musk tha që zjarri është shkaktuar nga një pjese metalike në rrugë i cili ka…
Auto & Tek
CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka shfrytëzuar blogun e kompanisë për të folur rreth aksidentit që është shkaktuar në një autostradë kur modeli elektrik Tesla S është kapluar nga flakët e i cili ka bërë bujë të madhe mediatike.
Musk tha që zjarri është shkaktuar nga një pjese metalike në rrugë i cili ka goditur pjesën e poshtme të baterive me forcë prej 25 tonë.
Sipas Musk, pas këtij aksidenti pronari i automjetit ka mundur ta ndalojë automjetin dhe të dalë prej tij, në mënyrë të sigurt. Zjarri filloi në pjesën e përparme të automjetit dhe ka qenë i izoluar në seksionin e parë të automjetit duke mos e rrezikuar kabinën e vozitësit.
Pas këtij aksidenti, çmimi i stoqeve të kompanisë ra ndjeshëm deri në momentin e dhënies së deklaratës nga CEO Elon Musk, kur i siguroi investitorët se ky problem është shkaktuar nga një copë hekuri në rrugë e nuk ka te bëjë me ndonjë problem të automjetit.