“Probleme teknike” KEK-u njofton ndalimin e Njësisë A4

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike. Sipas KEK-ut, ndalja është bërë si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për kontrollimin dhe ndërhyrjen…

Lajme

12/08/2026 09:46

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike.

Sipas KEK-ut, ndalja është bërë si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për kontrollimin dhe ndërhyrjen në pajisjet e njësisë.

“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata ka bërë të ditur se Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim.

KEK ka theksuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në punë, opinioni do të njoftohet me kohë.