Probleme të reja për Zidane para El Clasico

Mediet spanjolle shkruajnë se trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Eden Hazard dhe Sergio Ramos në periudhën e ardhshme për shkak të lëndimeve.

Sport

21/10/2020 11:30

Belgu duhej të kthehej në fushë këto ditë, por pushimi i tij u zgjat deri në fund të nëntorit.

Ndërsa kapiteni i Los Blancos u dëmtua në gju në ndeshjen me Cadiz dhe nuk do të luajë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net. 

Ramos nuk mund të stërvitet normalisht dhe për këtë arsye ne nuk duam të rrezikojmë”, konfirmoi Zidane.

Lojtari i ekipit kombëtar spanjoll nuk është i sigurt për El Clasico, që është në program të shtunën në 16:00 në “Camp Nou”. /Lajmi.net/