Probleme te Chelsea, Rudiger refuzon rinovimin dhe do largimin

Mbrojtësi Antonio Rudiger thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean dhe dëshiron largimin.

Sport

18/09/2021 16:11

Gjermani është bërë nder mbrojtësit më të mirë në botë nën urdhrat e Thomas Tuchel, transmeton lajmi.net.

Por, kontrata e Rudiger skadon vitin tjetër dhe mesa duket nuk është i interesuar për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Sipas Todo Fichajes, Rudiger ka marrë vendimin për të provuar një aventurë tjetër jashtë Premierligës.

Chelsea i ka bërë një ofertë, por mesa duket 28-vjeçari do e refuzoi dhe të kalojë te ndonjë skuadër tjetër.

Interesim për Rudiger kanë dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe PSG./Lajmi.net/