Probleme për “Rossonerët”, Ibrahimovic mund t’i nënshtrohet operacionit

Zlatan Ibrahimovic nuk po mund të jetë në formë shkaku i lëndimeve.

Sport

11/06/2021 10:48

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjendja e gjurit të Zlatan Ibrahimovic po vazhdon të jetë një brengosje për Milanin, transmeton lajmi.net.

Gazeta sugjeron se nuk ka vend për alarm, por preokupimi rritet sepse gjendja e suedezit nuk po përmirësohet, terapia nuk po sjell frytet e parashikuara.

Tani, stafi mjekësor i Milanit duhet të merr vendimin nëse do të duhet ndërhyrje në gjurin e Ibras apo jo.

Natyrisht, duhet të pritet për të parë nëse trajtimi nuk ka dhënë fryt, por në hipotezën më të keqe, ndërhyrja në gju do të jetë e paevitushme./Lajmi.net/