Probleme për Real Madridin, lëndohen Alaba dhe Tchouameni
David Alaba dhe Aurelien Tchouameni kanë pësuar lëndime. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net. Pas testeve mjekësore u konfirmua që Tchouameni ka pësuar lëndim të shputës së majtë, ndërsa Alaba ka probleme në shputën e djathtë. Klubi nuk ka treguar se sa gjatë mund të mungojnë dyshja në…
Sport
David Alaba dhe Aurelien Tchouameni kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net.
Pas testeve mjekësore u konfirmua që Tchouameni ka pësuar lëndim të shputës së majtë, ndërsa Alaba ka probleme në shputën e djathtë.
Klubi nuk ka treguar se sa gjatë mund të mungojnë dyshja në fjalë.
Më poshtë e gjeni deklaratën e ‘Mbretërve’:
“Pas analizave që i janë bërë lojtarit tonë Aurélien Tchouameni nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të shputës së majtë. Evolucioni në pritje.
Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë David Alaba nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të shputës së djathtë. Evolucioni në pritje”./Lajmi.net/