Probleme për Real Madrid, lëndohet edhe Modric
Pas Karim Benzemas edhe Luka Modric e ka pësuar një lëndim gjatë aktivizimit me kombëtare.

Sport
Luka Modric e ka pësuar një lëndim në fitoren e Kroacisë ndaj Bullgarisë 3:0.
Selektori i Kroacisë, Ante Cacic e ka zëvendësuar mesfushorin e ‘Los Blancos’ me të përfunduar pjesa e parë. Në vend të Modricit ai ka inkuadruar Milan Badelj.
“Luka Modric ndjeu dhimbje në muskul, kështu që ne nuk deshëm ta të rrezikojmë asgjë. Kjo është arsyeja pse unë e zëvendësova atë”, tha ka deklaruar Cacic pas ndeshjes.
Por, ende nuk është bërë e ditur se a bëhet fjalë për ndonjë lëndim të lehtë apo të rëndë, dhe se a do të jetë i gatshëm Modric të luaj për Real Madridin menjëherë