Probleme në mesfushë, Man United e do yllin e Realit ose Milanit

Manchester United është duke shikuar mundësinë për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Casemiro ose AC Milanit, Franck Kessie për të përforcuar pozitën e mesfushorit defensivë.

Sport

21/09/2021 16:07

“Djajtë e Kuq” duan të forcojnë lojtarët si Fred ose Nemanja Matic, që nuk kanë bindur me paraqitjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Sipas Independent, Declan Rice që një kohë është në listën e Unitedit, por tani edhe Casemiro ose Kessie shihen si alternativa.

Ende nuk dihet kush është prioritet për klubin anglez, por Kessie në verë do jetë agjent i lirë, në rast që nuk rinovon me Milanin.

United nuk është i vetmi që e do Kessie, ngase kërkohet edhe si Tottenham dhe PSG.

Ndërkohë, Casemiro që sa vite është pjesë e formacionit bazë të Real Madrid dhe nuk dihet nëse klubi spanjoll do vendos ta largojë brazilianin./Lajmi.net/