Probleme në kondenzator, KEK: Njësia A4 në Termocentralin Kosova A, pritet të ndalet sonte pas mesnate
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 në TC Kosova A, pritet të ndalet sonte rreth orës 00:00, shkruan lajmi.net. Ata kanë thënë se kjo ndalje është e kontrolluar, pas paraqitjes së problemeve në kondenzator. Sipas KEK, pas disa vlerësimeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se njësia A4 në TC Kosova A, pritet të ndalet sonte rreth orës 00:00, shkruan lajmi.net.
Ata kanë thënë se kjo ndalje është e kontrolluar, pas paraqitjes së problemeve në kondenzator.
Sipas KEK, pas disa vlerësimeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha.
“Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze. Të gjitha institucionet relevante janë njoftuar me kohë për këtë zhvillim. Aktualisht, KEK është duke operuar me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B si dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit sipas kapaciteteve në dispozicion”, ka thënë KEK.
Ata kanë thënë se janë në një fazë të rëndësishme transformimi, me investime mbi 500 milionë euro për modernizimin dhe zgjatjen e jetës së njësive gjeneruese, që kanë thënë se janë investimet më të mëdha që nga fillimi i operimit të termocentraleve.
“Në kuadër të këtyre investimeve:
- Njësia B1 është në proces modernizimi (turbina dhe elektrofiltra);
- Njësia A5 ndodhet në remont kapital;
- ndërhyrje të tilla kërkojnë në raste të caktuara ndalje të përkohshme, si pjesë e një procesi të domosdoshëm për përmirësim afatgjatë”, ka thënë KEK.
KEK ka thënë se mbeten të përkushtuar për furnizim të qëndrueshëm me energji, duke ndërmarrë njëkohësisht investime strategjike që garantojnë siguri dhe efikasitet më të lartë për të ardhmen energjetike të vendit. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: