Probleme martesore? Në këto dy shtete nuk ke as shancin që të divorcohesh
Mund të tingëllojë e çuditshme, dhe praktikë mjaft e prapambetur, fakti që ekzistojnë edhe tani në 2021 dy shtete ku nuk lejohet divorci.
Lifestyle
Martesa katolike konsiderohet një mister, me ceremonitë e dasmës që përfundojnë me fjalët “Atë që Zoti e ka bashkuar, njerëzit nuk duhet ta ndajnë”. Prandaj, është ndoshta më pak e habitshme që Shteti i Vatikanit, i cili vepron si selia e Kishës Katolike dhe administrohet nga Papa, nuk ka ligje për divorcin, sipas Grunge.com. Sidoqoftë, Vatikani nuk është vetëm.
Edhe Filipinet, ku 80% e popullsisë së vendit identifikohen si katolikë, sipas Grunge.com, ndalojnë divorcin, duke bërë vetëm një përjashtim fetar për qytetarët e tij myslimanë, të cilët përbëjnë 5% të popullsisë.
Opsioni i vetëm ligjor për të gjithë të tjerët është një praktikë që quhet “anulimi i martesës”.
Kjo është, në fakt, mënyra e vetme e pranueshme për t’i dhënë fund një martese në vend për Kishën Katolike. Për më tepër, anulimet e martesës janë veçanërisht të kushtueshme, veçanërisht për punëtorët me të ardhura të ulëta, dhe të vështira për t’u provuar. /abcnews.al