Problem i vazhdueshëm-Zhvillohet aksion në Bujanoc për mësim para çerdhes së qytetit

Ish- kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka njoftuar për zhvillimin e një aksion para çerdhes së qytetit në Bujanoc, duke denoncuar kushtet e papranueshme për fëmijët shqiptarë. Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Lutfiu ka thënës se në këtë institucion arsimor janë mbi gjashtë paralele me…

Lajme

12/03/2025 13:25

Ish- kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka njoftuar për zhvillimin e një aksion para çerdhes së qytetit në Bujanoc, duke denoncuar kushtet e papranueshme për fëmijët shqiptarë.

Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Lutfiu ka thënës se në këtë institucion arsimor janë mbi gjashtë paralele me mësim në gjuhën serbe dhe vetëm një në gjuhën shqipe, ku janë bashkuar fëmijët e të gjitha moshave.

“Qyteti i Bujanocit, i cili ka 62% shqiptarë dhe 25% serbë, është përballur me një situatë të tillë ku prindërit shqiptarë janë duke pritur muaj të tërë për të regjistruar fëmijët e tyre, dhe lista e pritjes është shumë e gjatë”, ka thënë Lutfiu.

Po ashtu në pankartat e vendosura gjatë aksionit, drejtorit të çerdhes iu drejtua akuza për mashtrim, pasi ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi për vite me radhë pa marrë masa konkrete.

Në këtë aksion, morën pjesë disa vetë, por organizatorët paralajmërojnë se në rast se drejtorët nuk ndërmarrin masa konkrete, do të ftojnë edhe prindërit e pakënaqur në aksionet e ardhshme. /Lajmi.net/