Prizreni do të ballafaqohet sot me mungesë të rrymës
Rajoni i Prizrenit do të ketë probleme me furnizim me energji elektrike gjatë ditës së shtune.

Lajme
Përveç disa lagjeve të qytetit, mungesë të rrymës do të kenë edhe shumë fshatra të Prizrenit, njofton KEDS.
Vendbanimet që do të përballen me reduktime do të jenë: Atmaxha lV Katolike, Nasheci, Mazreku, Kojusha, Bregdrini, Lukuje, Romaja,Trava, Dedaj, Lugishtë e Hasit, Kabash i Hasit, Kushnin i Hasit, Gjonaj Vll; afariste: Pompa e Ujit Nashec, Pompa e Ujit Kojushe l.,Pompa e Ujit Kojushe ll,Pompa e Ujit Bregdri, Pompa e Ujit Dedaj, Pompa e Ujit Lugishtë e Hasit, Pompa e Ujit Kabash i Hasit dhe Gjonaj III nga ora orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga 13:00 deri në orën 16:00 nuk do të kenë energji.
Kjo ngase KEDS njofton se Prizreni I do të shkyçet: dalja 10 kV Podrumi .
Thotë se shkyçja bëhet me qëllim të implementimit të projektit MMO në Gjonaj III (zhvendosja e pikave matëse).